Neymar nuk ia del, humb edhe ndeshjen e dytë në Botëror

18 June 2026, 18:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Neymar nuk ia del, humb edhe ndeshjen e dytë në Botëror
Neymar

Kombëtarja e Brazilit do të luajë pa Neymar edhe në ndeshjen e dytë të vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Futbollisti i Santos nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen kundër Haitit, e cila është programuar të zhvillohet të premten në orën 02:30.

Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur që ish-lojtari i Barcelonës të qëndrojë në qendrën stërvitore në New Jersey për të vijuar procesin e rikuperimit. Nga stafi teknik synojnë të shmangin çdo rrezik të mundshëm përpara se 34-vjeçari të arrijë gjendjen optimale fizike.

Aktualisht nuk ka një datë të saktë dhe zyrtare për rikthimin e tij në fushën e lojës.

Megjithatë, sipas asaj që raportojnë nga Brazili, sulmuesi pritet të jetë sërish në dispozicion të skuadrës pas përfundimit të ndeshjeve në grupe.

 


Video