Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Zvicra ka regjistruar fitoren e parë në Botëror. Helvetët triumfuan me rezultatin 4-1 ndaj Bosnjës, në ndeshjen e raundit të dytë në Grupin B.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte tjetër histori. Manzambi zhbllokoi takimin në minutën 75-të, pasi u fut nga stoli.
Gjashtë minuta më vonë Muharemovic u ndëshkua me të kuq dhe Vargas shënoi të dytin për Zvicrën.
Në minutën e 90-të, Manzambi kompletoi dopietën personale, para se Bosnja të ngushtonte shifrat me Mahmic.
Në fund kishte vend dhe për një gol të Granit Xhakës, i cili shënoi me penallti.
Zvicra merr kryesimin e grupit me 4 pikë dhe ndeshjen e fundit do të luajë ndaj Kanadasë.