Skolari djeg Luis Enriken për stolin e Brazilit: Nuk ka fituar asgjë, Mourinjo po

22 Janar 2023, 15:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skolari feston nje gol te Ronaldos kur ishte trajner i Brazilit

Ai i Brazilit është një stol prestigji dhe emra për pasuesin e Tites janë përmendur shumë. Mes tyre edhe emra të mëdhenj, si Pep Guardiola, Zhoze Mourinjo dhe Luis Enrike. Nga Felipao Skolari, ish-trajner i Brazilit, vjen një shuplakë për njërin prej tyre.

Në Brazil ka ende një pikëpyetje për trajnerin e ri të kombëtares, pas dështimit në Katar. Diskutimet janë të shumta dhe së fundi për këtë temë ka folur edhe Skolari, i cili është kundër Luis Enrikes dhe pro Mourinjos.

"Çfarë ka fituar Luis Enrike? Duhet të kesh rezultate. Është i zoti, por ka humbur gjithçka që mund të humbiste. Mourinjo ka fituar gjithçka", - ka thënë Skolari, që duket se i referohet kohës si trajner i Spanjës, sepse ‘Lucho’ në 2015-ën fitoi tripletën në krye të Barcelonës.

Në këtë pikë nuk vlen krahasimi me Zhoze Mourinjon. Sepse edhe portugezi kupa dhe kampionate ka fituar shumë, por ende nuk është vënë në provë në krye të një ekipi kombëtar.

Video