Shaqiri thyen heshtjen, flet për fitoren ndaj Serbisë dhe barazimin e rekordit të Messit dhe Ronaldos

5 December 2022, 17:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shaqiri thyen heshtjen, flet për fitoren ndaj Serbisë dhe barazimin e
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri padyshim është futbollisti më i madh shqiptar, nëse marrim parasysh karrierën e tij fantastike dhe trofetë e fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve.

Jo vetëm shqiptar, por Shaqiri konsiderohet edhe si futbollisti më i madh me nënshtetësi zvicerane, pasi askush nuk ka pasur suksese më të mëdha se ai. Ylli nga Gjilani shënoi në tre Kupa të Botës radhazi, 2014, 2018 dhe 2022, ndërkohë që këtë rekord e mbajnë vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Të jesh në një listë të tillë me Messin dhe Ronaldon është vërtetë krenari e madhe”, tha Shaqiri për ‘Blick’.

Ai shënoi gol kundër Serbisë dhe në vend të shqiponjës festoi me gishtin tek goja duke i heshtur tifozët serbë, por edhe duke u treguar mbiemrin e tij.

Shaqiri thyen heshtjen, flet për fitoren ndaj Serbisë dhe barazimin e

31-vjeçari thotë se kishte shumë emocione në këtë ndeshje, por ishte i përqendruar tek ndeshja. “E dija që nga viti 2018 pas ndeshjes së parë se çfarë do të na priste. Ishte ndeshje emocionuese, por isha i përqendruar vetëm në paraqitjen time”, deklaroi Shaqiri.

Ai u zëvendësua në minutën e 69-të dhe u vërejt që ishte i mërzitur pas zëvendësimit, ku kamerat e filmuan atë duke goditur pankinën e rezervave. Ish-lojtari i Liverpool, Bayern Munich, Inter, Lyon, Stoke City e Basel tha se dëshironte të shënonte një tjetër gol.

Shaqiri thyen heshtjen, flet për fitoren ndaj Serbisë dhe barazimin e

“Nuk isha i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë ia thashë edhe trajnerit, por që e pranova vendimin e tij. Doja të isha në fushë dhe të shënoja një tjetër gol për ta fituar grupin”, deklaroi Shaqiri.

Në 1/8 e finales në Kupën e Botës, Zvicra do të përballet me Portugalinë.



Video