'“Akti i Granit Xhakës, është për turp', gazetarja Zana Avdiu merr kërcënime të rënda në rrjetet sociale (Foto)

5 Dhjetor 2022, 11:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetarja shqiptare nga Kosova Zana Avdiu, ditën e djeshme reagoi e revoltuar nga gjesti i Granit Xhakës, që iu tregoi organet gjenitale futbollistëve serbë. Avokati Arianit Koci ka publikuar disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu.

Këto komente janë të frikshme dhe kërcënuese për jetën e Avdiu, derisa në mesin e tyre ka edhe komente të tilla si ‘kemi me ta bë më zi se Hamides’, duke iu referuar rastit të vrasjes së gruas në QKUK.

Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë  vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu. Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj. Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt”, shkruan fillimisht Koci.

'“Akti i Granit Xhakës, është për turp',

Kujtojmë se futbollisti Granit Xhaka u përplas disa herë me futbollistët serbë gjatë ndeshjes Zvicrës-Serbi, ndërsa edhe njëherë në pah doli racizmi serb, pasi edhe pse luanin kundër zvicerianëve, futbollistët, trajneri dhe tifozët, u kapën duke sharë shqiptarët.

Jo më kot gjithë futbollistët e Serbisë, kishin në qendër të sulmeve të tyre futbollistin e njohur me origjinë shqiptare Granit Xhaka.

 

Video