Rinovoi me Interin, Asllani: Jam shumë i lumtur (VIDEO)

16 Shtator 2024, 22:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani rinovoi kontratën me Interin këtë të hënë, deri në verën e vitit 2028.

Në një video mesazh të publikuar pas rinovimit, Asllani deklaroi se është shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur për të vazhduar këtë aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, tha Asllani në videon për tifozët e Interit.

Mesfushori 22-vjeçar është pjesë e zikaltërve nga viti 2022, kur u bashkua nga Empoli.

Futbollisti shqiptar, numëron 63 ndeshje me kampionët e Italisë, në të gjitha kompeticionet në tre sezone, përfshirë edhe atë aktualin.

Video