REZULTATET/ Bayerni, Reali dhe Interi sigurojnë kualifikimin nga grupi!

8 November 2023, 23:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
REZULTATET/ Bayerni, Reali dhe Interi sigurojnë kualifikimin nga grupi!
Bayern Munchen

Bayern Munchen arriti fitoren e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët triumfuan 2-1 në “Allianz Arena” ndaj Galatasarayt, duke siguruar kualifikim me 12 pikë pas katër takimesh.

Harry Kane realizoi të dy golat e fitores së Bayernit brenda një periudhë gjashtë minutëshe.

Fillimisht, ai realizoi në minutën e 80-të, pas asistimit nga Kimmich, kurse gjashtë minuta më vonë sulmuesi anglez u asistua nga Tel.

Krejt në fund, Galatasaray shënoi në minutat shtesë nëpërmjet Bakambut.

Kësisoj, Bayern Munich vazhdon bilancin perfekt me 12 pikë në vendin e parë në grupin A.

Në anën tjetër, Galatasaray mbetet i treti me katër pikë gjithsej. 

Në sfidat e tjera, Reali i Madridit dhe Interi siguruan kualifikimin pas fitoreve të mbrëmjes së sotme.

Reali kaloi me lehtësi Bragën 3-1, ndërsa zikaltrit me një penallti të Lautaro Martinez morën 3 pikët në transfertë me Salzburgun.


Video