Përmbysje e çmendur e Argjentinës ndaj Egjiptit: Shënojnë 3 gola në 13 minuta dhe Messi fluturon në çerekfinale!

7 Korrik 2026, 20:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Messit

Argjentina është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit, pas një ndeshje të çmendur ndaj Egjiptit.

Kampionët fituan 3-2 me përmbysje, në një ndeshje ku kaluan nga ferri në parajsë. “Faraonët” morën avantazhin 0-2, pas golave të Ibrahim në minutën e 15-të dhe Ziko në minutën e 67-të.

Kur dukej se Argjentina do të eliminohej, erdhi përmbysja e madhe. Lionel Messi, që humbi penallti në minutën e 21-të, asistoi për golin e Romeros në minutën e 79-të.

Vetëm 4 minuta më vonë, sulmuesi shënoi golin e barazimit për Argjentinën, duke i dhënë besim ekipit për përmbysjen, që erdhi në shtesë.

Në minutën e 92-të, Enzo Fernandez shënoi golin e tretë dhe të kualifikimit, duke bërë që të shpërthejë festa e çmendur në stadium.

Në çerekfinale, Argjentina do të përballet me fituesin e Kolumbi-Zvicër.

 


Video