Në grup me Shqipërinë, Rafael Nadal prezanton kombëtaren spanjolle përmes një video emocionuese

8 June 2024, 18:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në grup me Shqipërinë, Rafael Nadal prezanton kombëtaren
Kombëtarja spanjolle e futbollit

Kombëtarja spanjolle e futbollit do të nisë rrugëtimin në kampionatin europian në Grupin B, i konsideruar si grupi i ferrit.

Së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë, spanjollët nuk i fshehin ambiciet për të ngritur kupën e Euro 2024.

Federata spanjolle ka zgjedhur të bëjë prezantimin e ekipit kombëtar përmes nëj video plot emocione.

Në video shfaqen jo vetëm tifozët, por edhe familjarët, nipat, fëmijët, vëllezërit apo gratë e futbollistëve spanjollë.

Zëri për të prezantuar ekipin spanjoll është zgjedhur tenisti legjendar Rafael Nadal.


Video