A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Kombëtarja e femrave u mposht pastër dhe pa histori në sfidën ndaj Belgjikës në Elbasan Arena, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Vajzat kuqezi rezistuan pak më shumë se 30 minuta, ndërsa pësuan 3 gola në 7 minuta lojë në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë belget gjetën edhe dy gola të tjerë, që vulosën rezultatin.
Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup me Norvegjinë, Belgjikën, Kosovën dhe Armeninë. Norvegjia mposhti Kosovën 5-1 dhe kryeson grupin me 19 pikë, ndjekur nga Belgjika me 17 pikë.
Shqipëria renditet e treta me 10 pikë më pak, duke lënë pas Kosovën (4 pikë) dhe Armeninë me zero pikë.