Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpool/ 28-vjeçari Diogo Jota vdes në një aksident, dy javë pas martesës!

3 Korrik 2025, 10:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë.

Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën A-52 në provincën e Zamorës.

Lajmi i rëndë vjen vetëm2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.

Video