Çmenduria e mbrojtëses, shënon 3 autogola në 40 minuta

21 February 2022, 15:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmenduria e mbrojtëses, shënon 3 autogola në 40 minuta
Meikayla Moore

Meikayla Moore, futbollistja e Zelandës së Re, ka përjetuar momentin më të errët në karrierën e saj, në ndeshjen ndaj SHBA-së, ku realizoi 3 gola në portën e saj në 40 minuta, duke u zëvendësuar menjëherë më pas nga trajneri.

Ajo luan për liderët e Champions League, Liverpool.

“Çdo lojtar që ka luajtur dhe nuk ka rëndësi në çfarë niveli, ka ndeshje të shkëlqyera dhe ndeshje të vështira, dhe “Mouse” (Moore) kishte një ditë të vështirë. Natyrisht, ajo është e trishtuar dhe e zhgënjyer, por ajo është një person dhe lojtare e pabesueshme që i përket këtij ekipi. Ne jemi të gjithë pas saj në këtë moment të vështirë”, tha trajneria e Zelandës së Re, Jitka Klimkova.

 


Video