Lukaku “fantazëm” ndaj Crystal Palace, sulmuesi nuk po gjen veten

20 February 2022, 23:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lukaku “fantazëm” ndaj Crystal Palace, sulmuesi nuk po gjen
Romelu Lukaku

Vështirësitë e Romelu Lukakut te Chelsea vazhdojnë. Sulmuesi belg, i shitur nga Interi te skuadra londineze me thjesht nuk po arrin të përshtatet tek blutë e Londrës. Midis polemikave me Tuchel, intervistave pa lejen e klubit në të cilat ai kërkon nga Inter që ta riblejnë, dhe paraqitjeve të dobëta, përvoja e tij me blutë është në një udhëkryq vendimtar.

Në ndeshjen jashtë fushe me Crystal Palace, të fituar 1-0 nga Chelsea, ai luajti si fantazmë, duke grumbulluar komente negative edhe nga mediat vendase. Ish-interisti regjistroi një rekord për t’u harruar në Premier League me vetëm 7 prekje të topit për më shumë se 90 minuta të luajtura.

Një prej tyre ishte shkelmimi i topit për fillimin e ndeshjes nga mesi i fushës. Lukaku është futbollisti që ka patur më pak kontakte me topin që prej sesonit 2003 – 2004, kohë kur ka nisur regjistrimi i të dhënave në futboll.

Lukaku humbi sistematikisht duelin me Joachim Andersen. Danese ushtroi mbi belgun një markim asfiksues duke përballuar edhe forcën fizikë të sulmuesit.

Pavarësisht provës negative të Lukaku, Chelsea i Tuchel ia doli të fitonte tre pikët falë golit të Hakim Ziyech pak sekonda nga përfundimi i ndeshjes.


Video