Kastrioti mposht me dhunë Tiranën, incidente e polemika në Kamëz

20 February 2022, 20:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kastrioti mposht me dhunë Tiranën, incidente e polemika në

Kastrioti, vendi i fundit në renditjen e kampionatit mposhti me dhunë 2-1 kryesuesit e Tiranës në një ndeshje të mbushur me tensione, ndërpreje dhe incidente të rënda.

Lojtarët në fushë dhe stafet e dy ekipeve u përplasën disa herë me njëri-tjetrin, ndërsa një lojtar bardheblu u godit me send të fortë në kokë nga tribuna.

Ndeshja u luajt në stadiumin e Kamzës. Për Kastriotin shënoi dopietë braziliani Kaina Nunjes, ndërsa Nikqi golin e vetëm të bardhebluve.

Laçi fitoi 3-0 ndaj Kukësit rival të drejtpërdrejtë për vendin e dytë dhe afrohen në -3 nga Tirana kryesuese.

Në Elbasan u luajt Teuta me Dinamon, e fituar me rezultatin minimal 1-0 nga Durrsakët.

 


Video