Luiza Gega fiton edhe garën e 3000 metrave me pengesa (VIDEO)

22 June 2023, 14:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiza Gega fiton edhe garën e 3000 metrave me pengesa (VIDEO)
Luiza Gega

Luiza Gega ka arritur që të fitojë garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës, që po zhvillohet në Krakov të Polonisë.

Gega fitoi duke regjistruar kohën 9:17.31, duke vendosur edhe rekordin në Kampionatin Evropian.

Vetëm pak ditë më parë, Gega arriti të fitonte edhe në garën ekipore të 5000 metrave.

 


Video