Interi heq sponsorin kryesor nga fanella

30 September 2022, 12:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Interi heq sponsorin kryesor nga fanella
Interi heq sponsorin kryesor nga fanella

Interi ndryshoi sponsorin, teksa vendosi në fanellë “Digitalbits”, me këta të fundit që zëvendësuan “Pirelli”.

Palët nënshkruan një kontratë prej 85 milionë eurosh për 4 vite, por pritet të mbyllet bashkëpunimi pas vetëm 2 muajve.

Sipas raportimeve nga Italia, thuhet se kompania “Digitalbits” nuk ka paguar këstin e parë, prej 23 milionë eurosh.

Kjo ka bërë, që drejtuesit ziklatër, të vendosin ta largojnë nga fanella emrin e kësaj kompanie, në fund të muajit tetor.

Interi ka marrë masat e para me heqjen e sponsorit nga ekipet e moshave dhe reklamat në stadium por kjo nuk ka mjaftuar dhe tashmë zikaltërit do të marrin masa drastike me ndërprerjen e kontratës dhe largimin përfundimisht të sponsorit.


Video