Tirana zien nga protestat, "Zvërneci" shitet për 306 mijë euro! ...
8 Qershor, 15:16Fokus
Interi ka arritur një sukses të rëndësishëm duke fituar Kupën e Italisë për herë të 10-të në historinë e klubit, pas fitores 2-0 në finale kundër Lazios.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të nga një autogol i Marusic, ndërsa kapiteni Lautaro Martínez vulosi shifrat në minutën e 37-të.
Ky trofe shënon kompletimin e “dopietës” për zikaltërit, të cilët këtë sezon siguruan edhe titullin kampion në Serie A, një arritje që nuk përsëritej që nga viti 2010.
Trajneri Cristian Chivu mbyll një sezon të suksesshëm, në vitin e parë si trajner i Interit.