
Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinho, me siguri duhet të jetë shumë i gëzuar teksa sheh formën që po kalon Myrto Uzuni në Spanjë me Grandën.
Ai ishte protagonisti kryesor i ekipit të tij me një gol dhe një asist në fitoren e sotme 1-2 në transfertë përballë Albacetes.
Në minutën e 30 të sfidës, pas një kundërsulmi të shpejtë, ai u tregua vendimtar si gjahtar zone duke çuar topin në rrjetë. Ky ishte goli i 20-të për Uzunin në kampionat me diferencë të madhe nga ndjekësit e tij në listën e golashënuesve.
Por, Uzuni nuk u ndal me kaq në ndeshjen e sotme, ai asistoi dhe për shokun e ekipit Ricard Sanchez në minutën e '54 të takimit.
Myrto Uzuni tregoi sot edhe një herë se është kthyer në një bomber të mirëfilltë dhe vjen në grumbullimin me kombëtaren në formë maksimale.