
Gjithçka është gati për finalen e madhe të Botërorit 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në New Jersey për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Për herë të parë në histori, në finalen e Kupës së Botës përballen kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut.
“La Roja” kërkon trofeun e dytë botëror, ndërsa “Albiceleste” synon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë dhe të shkruajë një tjetër kapitull të artë në historinë e saj.
Trajnerët Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni kanë publikuar formacionet zyrtare, me disa surpriza në të dyja kampet.
Spanja ka zgjedhur të lërë në stol Pedrin, ndërsa Argjentina ka preferuar Julian Alvarez në sulm, duke mos aktivizuar nga minuta e parë Lautaro Martinez.
SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Lamine Yamal, Dani Olmo, Baena; Oyarzabal.
ARGJENTINA: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Nico Gonzalez; Lionel Messi, Julian Alvarez.