Franca tregon forcën në Botëror, Mbappe shkruan historinë

16 June 2026, 23:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Franca tregon forcën në Botëror, Mbappe shkruan historinë

Franca e ka nisur Botërorin me fitore. “Gjelat” triumfuan 3-1 ndaj Senegalit, në ndeshjen e Grupit I.

Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për afrikanët, që në një rast u ndalën nga shtylla me Jackson, ndërsa Sarr gjuajti mbi portë.

Pjesa e dytë ishte tjetër histori, ndërsa foli vetëm për Francën. Dominimi i skuadrës së Deschamps u shpërblye në minutën e 66-të.

Kylian Mbappe zhbllokoi takimin, pas një asisti perfekt të marrë nga Michael Olise.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Barcola. I futur nga stoli, sulmuesi shënoi në minutën e 82-të, pas një asisti të marrë nga Rabiot.

Senegalezët rihapën takimin në minutën e 94-t, me një gol të Mbaye, por Mbappe riktheu avantazhin e dy golave, me një predhë nga jashtë zone dhe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Francës me 58 gola, duke lënë pas Oliver Giroud me 57 gola.


Video