Fluks i madh në Qafë Thanë, shqiptarët e Maqedonisë drejt Tiranës për të mbështetur kombëtaren

7 June 2025, 12:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fluks i madh në Qafë Thanë, shqiptarët e Maqedonisë

Një fluks i shtuar automjetesh është regjistruar sot në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Djemë e vajza, por edhe familjarë nga Kërçova, Struga, Tetova dhe zona të tjera përreth janë shprehur se po vijnë për të ndjekur nga afër ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Me flamuj kuqezi dhe nën ritmin e këngëve patriotike, ata tregojnë entuziazëm dhe besim për një rezultat pozitiv.

“Jemi gjithmonë pranë kombëtares. Sot nuk është thjesht një ndeshje, por një emocion i madh”, shprehen disa prej tifozëve. “Nga Kërçova jemi. Për Shqipërinë, Kombëtaren normal. Atmosferën mendoj shumë të bukur, inshallah me fitore”.


Video