Çelsi rrit çmimin e kartonit të Armando Brojës, kërkojnë shifrën e çmendur

22 February 2022, 09:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çelsi rrit çmimin e kartonit të Armando Brojës,
Armando Broja

Sauthemtoni ka kohë që i ka nisu bisedimet me Çelsin për transferimin e Brojës, por forma që sulmuesi po kalon po i pengon ato.

Blutë e Londrës ishin të gatshëm të uleshin në tavolinën e bisedimeve dhe të negocionin për shitjen e kartonit të sulmuesit të huazuar në “St Mary’s” këtë sezon për vlerën e 25 milionë paundëve. 8 golat e 20- vjeçarit këtë sezon (6 në Premier Ligë) i kanë ndryshuar planet e Tomas Tuhelit për të ardhmen e talentit të akademisë në “Stamford Bridge”.

“Shenjtorët” ishin të gatshëm që ta paguanin këtë shifër, edhe pse ajo do të thyente rekordin e transferimit më të shtrenjtë të historisë së tyre. Por sipas gazetarit të “The Sun”, Tom Barklej, plani i administratorit të Sauthemptonit, Martin Semens, ka marrë një goditje të rëndë.

“Me çdo ndeshje që kalon, mendoj se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Një transferim përfundimtar duket me të vërtetë i vështirë, sepse vlera e tij vetëm rritet. Semens tha se ata duan lojtarë të talentuar që t’i përmirësojnë, kështu që nuk mendoj se do të paguajë 40 milionë paund në mos më shumë, çka është vlerësimi i Çelsit për sulmuesin”, tha Barklej për “Givemesport”.


Video