
Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një garë stafetë 4×200 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një atlete adoleshente sulmoi kundërshtaren e saj, duke e goditur me shkop në kokë, sepse ajo e kishte kaluar në kthesën e mëparshme.
Ngjarja ndodhi gjatë një gare në Ligën e Shkollës së Lartë të Virxhinias dhe ka shkaktuar bujë. Atletja që u sulmua, Kaylen Tucker nga shkolla e mesme Brookville, pësoi një tronditje dhe një frakturë të mundshme të kafkës, përpos tronditjes së sulmit të beftë.
“Ende nuk mund ta besoj, jam në shok. Unë jam ende duke e përpunuar atë, nuk mund ta besoj se çfarë ndodhi,”– tha Tucker në një intervistë të transmetuar nga ABC13.
Autorja, një atlete në shkollën e mesme IC Norcom, nuk kërkoi falje për aktin e saj të dhunshëm dhe u skualifikua menjëherë nga gara. Videoja e sulmit po bën xhiron e botës, duke ngjallur reagime për seriozitetin dhe provokimin e ngjarjes.