Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Roma bën histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Conference League.
Sakaq, vlen të theksohet edhe fakti se trajneri Mourinho, bëhet i pari trajner që fiton tre kompeticione të UEFA-s; Champions League, Europa League dhe tashmë Conference League.
Champions League me Porton (2003-2004) me Inter (2009-2010), Europa League me Porton (2002-2003) dhe Manchester United (2016-2017) dhe Conference League sonte me Romë.
Kështu, Tirana i sjell fat Romës dhe teknikut portugez që tashmë i pret një festë e madhe e merituar për një sezon që mbyllet me një trofe të rëndësishëm për klubin verdhekuq.