Broja: Gjërat e mira do vijnë në verë, tifozët dhe skuadra më pritën shumë mirë

22 Mars 2024, 23:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armando Broja

Armando Broja u rikthye pas një viti e gjysmë te kombëtarja e Shqipërisë. Sulmuesi i Fulhamit, foli për SuperSport pas miqësores me Kilin, ku ndër të tjera tha:

“Çfarë nuk shkoi? Ishim pak pa fat sot. Me thënë të drejtën, nuk kemi luajtur mirë. Kili luajti më fort. Jemi të bashkuar si ekip, kemi dhe dy muaj kohë për Europianin. E dimë që nuk janë vetëm miqësore, kemi edhe Suedinë përpara. E dimë që miqësoret janë të vështira. Po përgatitemi që të jemi me Europianin.

Mua më kënaqi rikthimi pas një vit e gjysmë. Tifozët më kënaqën, u kënaqa me ta dhe me veten. Jam rikuperuar pas një dëmtimi të rëndë. Më duhen minuta që të bëhem gati, por gjithçka po shkon mirë për mua me kalimin e kohës.

Sot humbëm, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë. Gjithmonë kam luajtur pa presion, që kur isha i vogël. Për mua është e rëndësishme të rikuperohem mirë.

Si më priti skuadra në këtë grumbullim? Shumë mirë. Unë i njoh të gjithë, janë edhe disa të rinj. Janë miqësore, është normale që trajneri të shohë lojtarë të ndryshëm.

Nuk kam luajtur më parë me këtë trajner dhe këtë staf. Është gjë e bukur që po kuptohemi me trajnerin, stafin dhe shokët e skuadrës. E përsëris: gjërat e mëdha do të vijnë në verë.

Unë në 100% të formës? Nuk e di, por ndihem mirë fizikisht, ndihem mirë me trupin tim. Po stërvitem mirë dhe po ndihem gjithnjë e më mirë. Po kuptohem me trajnerin dhe shokët. Shoh nga e ardhmja, dua ta harroj dëmtimin. Kam shumë cilësi për t’i përdorur në të ardhmen”, theksoi 22-vjeçari shqiptar.

Video