
Ish-numri një i botës në tenis dhe kampion i shumëfishtë në Grand Slame, Boris Becker është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve dhe kredive me vlerë 2.8 mln euro për të shmangur pagesën e borxheve.
Gjashtë herë kampioni i Wimbledon mohoi se kishte shkelur ligjet e falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai u shpall i falimentuar në 2017-ën, duke u detyruar kreditorëve pothuajse 50 milionë paund.
Becker, 54 vjeç, u shpall fajtor për katër akuza nga një juri sipas Aktit të Falimentimit. Ai u shpall i pafajshëm për 20 akuza të tjera.
Ai dërgoi pothuajse 45 mijë euro në pagesa nga llogaria e tij e biznesit tek të tjerët. Çështja u përqëndrua në falimentimin e Becker në qershor 2017, si rezultat i një kredie të papaguar prej më shumë se 3 milion paund në pronën e tij luksoze në Mallorca, Spanjë.
Në fillim të këtij muaji, pas rreth dy javësh dëgjim të provave, juristët e gjetën Beckerin fajtor për heqjen e pronës, dy akuza për moszbulim të pasurisë dhe fshehje të borxhit.
Ata e liruan atë për 20 akuza të tjera, duke përfshirë nëntë akuza për mosdorëzimin e trofeve dhe medaljeve të tij të tenisit, duke përfshirë dy nga Wimbledon.