Ronaldo nuk mjafton, Chelsea merr pikë në “Old Trafford”

28 April 2022, 23:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo nuk mjafton, Chelsea merr pikë në “Old Trafford”
Cristiano Ronaldo

Chelsea zvogëlon shanset e Manchester United për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Djajtë Kuq” nuk morën më shumë se një pikë në “Old Trafford” në takimin që i përket, në fakt, javës së 37-të të Premier League-s, pasi sfida u mbyll 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin. Takimi u zhbllokua në minutën e 60-të nga Marcos Alonso, që goditi saktësisht fluturimthi, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi De Geas.

“Djajtë e Kuq” u kundërpërgjigjën shpejt me Cristiano Ronaldon vetëm pas dy minutave lojë, pas pasimit të marrë nga Matic.

Ritmi i lojës ishte i lartë deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit, por rezultati mbeti i pandryshuar (James goditi shtyllë në minutën e 80-të), duke lënë të kënaqur deri diku blutë e Londrës, që e çojnë në 6 pikë diferencën me Arsenalin ndjekës.

Djajtë e Kuq, në fakt, kalojnë në -5 nga vendi i katërt i Arsenal që ndërkohë ka dy ndeshje më pak se skuadra e Rangnick.

 


Video