Liverpool në garë për një rekord ‘të pavdekshëm’

28 April 2022, 16:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Liverpool në garë për një rekord ‘të

Liverpooli është tetë ndeshje larg për të vendosur një rekord që vështirë se mund të thyejë ekip tjetër; fitimin e katër trofeve në një sezon.

Me fitoren ndaj Vilareal 2-0, skuadra e Jurgen Klopp është me një këmbë në finalen e Champions League, një nga tre trofetë që i kanë mbetur dhe ku është ende në garë.

Në finale do të përballet me Manchester City, ose kampionët e La Ligës, Real Madridin e zgjedhur në finale.

Manchester United, Barcelona, Inter Milan, Bayern Munich, Ajax dhe PSV kanë realizuar vetëm tripletë. Liverpool është në lojë për më shumë.

Skuadra e Klopp, që tashmë ka fituar Kupën Carabao është në garë për t'u bërë skuadra e parë angleze që e arrin këtë arritje.

Veç Champions-it dhe Premier League, ku është në garë me Manchester City-n, Liverpool është edhe në finalen e FA Cup, që do të luajë kundër Chelsea-t.

Misioni për katër trofe është i vështirë, por jo i pamundur dhe nëse Liverpool do ta arrijë, atëherë ai do të ishte një rekord i pavdekshëm.


Video