Dybala te Barcelona? Dani Alves mund të jetë ‘sekseri’

27 April 2022, 20:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dybala te Barcelona? Dani Alves mund të jetë ‘sekseri’

Largimi i Paolo Dybalas nga Juventusi në fund të sezonit duket një fakt i kryer, çështja që mbetet për t’u zgjidhur është vetëm se ku.

Mediat italiane kanë folur e shkruar shumë këto ditë për një interesim të Milanit, por një ‘stërkëmbësh’ i Barcelonës mund t’ja largojë këtë objektiv kuqezinjëve.

Argjentinasi ka qenë të martën në Barcelonë, ku është takuar me Dani Alves me të cilin vendosi raporte miqësore në sezonin 2016-2017, kur braziliani ishte pjesë e Juventusit.

Lojtarët kanë publikuar në Instagram takimin e tyre, ku shfaqen edhe duke shkëmbyer fanelat. Alves është i besuar i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez dhe ndoshta në këtë takim mund të shërbejë si ndërmjetës për të afruar Dybalan te katalanasit.

Operacioni do t’i kushtonte Barcelonës vetëm pagën e lojtarit, pasi në fund të sezonit, Dybala do të jetë një lojtar i lirë.

 


Video