
Çmenduria është instaluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad. Shkak është bërë Cristiano Ronaldo.
Që prej ditës kur shkeli në tokë arabe, është shumëfishuar interesimi i banorëve për portugezin, sportin e futbollit dhe klubin Al Nassr.
Çdo ditë përjetohet si festë në këtë qytet dhe epiqendra është dyqani zyrtar i klubit edhe pse fizikisht nuk ndodhet në zonën më të frekuentuar.
Cristianomania ka përfshirë të gjithë pasi klubi nuk resht së stampuari bluza me numrin 7 dhe emrin e tij. Është arritur të shiten deri në 400 fanela në ditë me një çmim që nuk është i lirë.
Arabët, apo kushdo tjetër që dëshiron një bluzë të tillë duhet të paguajë 100 dollarë amerikanë. Ajo prodhohet në moment. E veçanta është se klubi ka porositur nga sponsori të prodhojë më shumë fanella në masa më të zakonshme. Kanë mbetur vetëm masat për fëmijë dhe ato XXXL.