174 të vdekur në Indonezi, Infantino: Dita më e errët e futbollit

2 October 2022, 14:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

174 të vdekur në Indonezi, Infantino: Dita më e errët e

Një ngjarje e paprecedentë, shumë tragjike, ndodhi mbrëmjen e së shtunës në stadiumin Kanjuruhan në Indonezi. Fundi i sfidës Arema FC-Persebaya u kthye në një arenë luftë, ku tifozët e dy palëve nisën të përplaseshin ndërmjet tyre.

Ndërhyrja e forcave të policisë jo vetëm që nuk e qetësoi situatën, përkundrazi e përkeqësojë, ku tifozët nisën të përplaseshin më forcat e rendi ndërsa këta të fundit nisën të përdorin gaz lotsjellës dhe mjeta të forta për të larguar tifozët.

Bilanci i kësaj ngjarje të rëndë u kthye në tragjedi ku deri më tani 174 tifozë kanë ndërruar jetë ndërsa qindra të tjerë janë të plagosur rëndë dhe në gjendje kritike për jetën.

I shokuar nga kjo situata është shfaqur edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino: “Bota e futbollit është nën shok duke ndjekur incidentet e ndodhura në Indonezi. Kjo është një ditë e errët për të gjithë ata që janë të përfshirë në futboll, një tragjedi e pakrahasueshme. I shpreh ngushëllimet e mia familjarëve dhe miqve të atyre që humbën jetën në këtë incident tragjik”, lexohet ndër të tjera në reagimin e presidentit të FIFA-s.


Video