
Iker Casillas, ka hedhur poshtë pretendimet se është në një lidhje dashurie me këngëtaren kolumbiane Shakira.
Casillas së fundmi ka finalizuar divorcin nga gazetarja sportive spanjolle, Sara Carbonero, por thashethemet kanë qarkulluar se tani po takohet me ikonën e muzikës.
Kjo erdhi pasi 41-vjeçari filloi ta ndiqte Shakira-n në Instagram, por me të parë lajmet reagoi menjëherë me disa postime në InstaStory. Ish-portieri solli disa lajme në të cilat flitej për një romancë të supozuar me këngëtaren e famshme.
Pas një sërë lajmesh që shpërndau në Instagram, ai me anë të një ‘emoji’ shihej që ishte i zemëruar për këto lloj aludimesh. Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë njëherë e mirë të gjithë zërat se mes tyre mund të kishte diçka.