'Idhulli im dhe i preferuar im'/ Futbollistja më e bukur në botë e fiksuar me Cristiano Ronaldon (Foto)

30 Shtator 2022, 13:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ylli i klubit zviceran të futbollit “Grasshopper” Ana Maria Markoviç ka pranuar së fundmi se është fanse e Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë për botimin gjerman 20min, Markoviç konfirmoi se e admiron bashkatdhetarin e saj Luka Modric, por sulmuesi i Manchester United mbetet frymëzimi i saj kryesor.

Modric është modeli më i rëndësishëm për mua, një lojtar i klasit botëror që përfaqëson Kroacinë. Por idhulli im dhe lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, ai ka disiplinë të jashtëzakonshme. Mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh plotësisht i përkushtuar ndaj sportit dhe të kesh një mentalitet fitues si Cristiano”.

Ana Maria Markoviç shpesh quhet futbollistja më e bukur në botë, që nga viti 2019 ajo përfaqëson Grasshopper dhe gjithashtu luan për kombëtaren kroate.

Video