Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një vajzë studente mësohet se është plagosur gjatë protestës së sotme tek Ministria e Arsimit.
Nuk ka shumë detaje se si është goditur vajza, që duket e gjakosur në fytyrë, por shokët dhe shoqet e saj i dhanë ndihmën e parë.
Pas marshimit dhe përplasjes me Policinë, një pjesë e studentëve protestues është rikthyer drejt vendit ku nisi protesta, ndërsa në "Rrugën e Durrësit" ka nisur sërish grumbullimi i tyre.
Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, çka ka rikthyer tensionet.