Vrasja e Ardian Nikulajt, nis seanca në Gjykatën e Apelit për portugezin Rubens Saraiva

13 October 2026, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Ardian Nikulajt, nis seanca në Gjykatën e Apelit për
Rubens Savaria dhe Ardian Nikulaj

Nën masa të rrepta sigurie nis seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraiven i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ngjarja ka ndodhur në 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin.

Gjykata e shkallës së parë Lezhë e ka dënuar portugezin Saraiva me burgim të përjetshëm.

Në sallë janë të pranishëm edhe familjarë të Nikulajt.

Në nisje të seancës që po mbahet në Apelin e Tiranës, i pandehuri nënshkruan deklaratë që nuk njeh gjuhën shqipe dhe kërkon përkthim në anglisht nga përkthyesi.

 

 


Video