Bojkoti i avokatëve bllokon sërish gjyqin ndaj Veliajt, GJKKO gjobit mbrojtësit me nga 100 mijë lekë dhe pezullon afatet e paraburgimit

13 October 2026, 11:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bojkoti i avokatëve bllokon sërish gjyqin ndaj Veliajt, GJKKO gjobit
Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca

Bojkoti i avokatëve kundër rregullores së GJKKO-së që ndalon celularët në sallat e gjykimit ka sjellë dështimin e radhës të seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë.

Gjykata e Posaçme vendosi të gjobisë me nga 100 mijë lekë të rinj avokatët që nuk u paraqitën në seancë, ndërsa Veliajt iu pezulluan sërish afatet e paraburgimit.

Për shkak të mungesës së avokatëve, GJKKO kërkon t'i zëvendësojë avokatët që bojkotojnë me mbrojtës nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Por vendimi ngre pikëpyetje ligjore. Ligji e parashikon ndihmën juridike falas për persona në pamundësi ekonomike dhe kategori të veçanta. Për më tepër, një avokat i ri duhet të ketë kohë të studiojë dosjen dhe të përgatisë mbrojtjen.

 

 


Video