“Na jep 20 mijë lekë, ose gjobë"/ AMP arreston dy policë në Tiranë! (Emrat)

13 October 2026, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Na jep 20 mijë lekë, ose gjobë"/ AMP arreston dy

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Efektivët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy punonjësit e policisë i kanë kërkuar dhe marrë qytetarit një shumë prej 20 mijë lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Njoftimi i AMP-së:

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë*

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, me detyrë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, të parashkruara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal. 

1. A. S, 20 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë
2. Xh. F, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policise Nr. 4, Tirane. Drejtoria Rajonale Tiranë.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

AMP mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe çdo shkeljeje të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke garantuar reagim të vendosur dhe pa kompromis ndaj çdo akti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit.


Video