Rama: Me dhunën nuk negociohet

19 October 2026, 08:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Me dhunën nuk negociohet

Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave, duke i cilësuar ato të shkëputura nga pakënaqësitë legjitime të qytetarëve në një vend demokratik.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama shfaqi sërish një gur, duke e përdorur si simbol të dhunës ndaj efektivëve të policisë dhe duke theksuar se shteti nuk duhet të negociojë përballë akteve të tilla. Sipas tij, të rinjtë që përfshihen në këto akte nuk kërkojnë paqe, por përmbysje.

Rama: Po përballeni me një valë dhunë që nuk ka të bëjë aspak me asnjë nga arsyet që janë legjitime, të qytetarëve në një vend të lirë dhe demokratike, për të pasur pakënaqësi dhe për të kërkuar më shumë nga qeveria. Kam ardhur prapë me këtë me vete (gur) sepse vërtet duhet ta peshosh dhe sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve me uniformë dhe se cfartë mund të bëjë mbi këto. Me këtë nuk negociohet dhe me këto që vendos përpara këtë nuk negociohet. Në momentin kur shteti negocion me këtë shteti ka rënë, në momentin kur fiton ky, logjika bëhet vetë shteti. E ka Shqipëria këtë, dhe pasojat e këtij janë plagë që duan vite për tu shëruar. Djemtë që i bashkohen këtij, në thelb nuk duan paqe, por përmbysje. Janë pengje të një ideologjie të re, që ka vetëm një mision, shkatërro, bëhen rrafsh që ta ndërtojmë nga e para.

 

 


Video