Rama dhe ministri Demo takim me drejtuesit e policisë së Shtetit: Dje është kaluar vija e kuqe!

19 October 2026, 08:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama dhe ministri Demo takim me drejtuesit e policisë së Shtetit: Dje

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo po mbajnë një takim me policinë e Shtetit.

Ministri Demo: Ajo që ka ndodhur dje, ka ndodhur diçka që ka kaluar vijën e kuqe, komisariati nr 3 është sulmuar nga protestues, godina dhe punonjës. Janë dëmtuar duke mbrojtur godinën e policisë së shtetit, kjo tregon se elementet e dhunës të përfshirë në protestë kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më protestë.

Elementët e dhunës gjetën strehë në selinë e një subjekti politik që tregon edhe motivimin e tyre. Ju jeni ata që duhet të keni mbështetjen maksimale sepse garantoni protestën. Nuk është vënë asnjëherë në dyshim roli i policisë për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Dhuna nuk ka vend në një qeveri demokratike. Qeveria dhe Rama e kanë bërë të qartë që jemi gati të flasim, por dhuna nuk pranohet.


Video