Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18 Nëntor 2026, 15:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në

Një 24-vjeçare është rrëzuar nga taksia në Mullet. Ajo ra nga dritarja e pasme e mjetit.

Burime për mediat bëjnë  me dije se e reja ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka hipur në dritare për të bërë video dhe papritmas ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga dritarja.

Në momentin e ngjarjes e reja ka qenë e shoqëruar nga një shoqe e saj, shtetasja L. T., 23 vjeçe, e cila po procedohet penalisht pasi mësohet se ka dhënë deklaratë të rreme para hetuesve, në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 nëntor, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e fshatit Mullet, kur shtetasja P. V., 24 vjeçe ra nga dritarja e pasme e taksisë që drejtohej nga shoferi 47-vjeçar, me me inicialet J. S, i cili është ndaluar nga policia në lidhje me këtë rast.

Ndërkaq, bëhet me dije se 24-vjeçarja prej tre ditësh ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


Video