
Seanca plenare ka nisur me akuza të kryedemokratit Sali Berisha kundrejt Partisë Socialiste duke u thënë se nuk kanë legjitimitet për të bërë buxhetin dhe Paketën Fiskale.
Ndërsa deklaratat e tij “shkrinë” së qeshuri Taulant Ballën e Sara Milen, Rama iu kthye në fund me fjalët “Sali, ik se po të bien pantallonat”.
Pjesë nga seanca:
A e kuptoni ju se Suel Çela deklaroi se ka paguar rroga ministrash? Ka paguar apo jo? A e kuptoni se nuk keni ju të drejtë morale të merreni me buxhetin?
Peleshi: Zoti Berisha... e keni marrë fjalën për procedurë
Berisha: Çfarë thotë? Nuk keni legjitimitet ju, e keni humbur çdo ;legjitimitet. Keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura duke mbrojtur korrupsionin.
Rama: Sali ik tani se po të bien pantallonat.
Më herët socialistët rrëzuan me votë propozimin e PD për ndryshimin e rendit të ditës.