Ilir Beqaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ofron 2 milionë lekë garanci pasurore

18 Nëntor 2026, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Beqaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ofron 2
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Beqaj ka ofruar një garanci pasurore prej 2 milionë lekësh, si alternativë për ndryshimin e masës së sigurisë.

Në kërkesën e tij, ish-ministri i ka lënë gjithashtu në vlerësim gjykatës edhe mundësinë e përcaktimit të një shume tjetër, nëse kjo e fundit e çmon të arsyeshme.

Kjo nuk është hera e parë që Beqaj kërkon zbutjen e masës së sigurisë.

Ai i është drejtuar disa herë gjykatës me kërkesa për ndryshimin e saj, por deri më tani ato janë refuzuar.

 

 


Video