Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Deri në orën 9:00 në Himarë kanë votuar 6.39% ose 1145 nga 17926 zgjedhës në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Deri në orën 9:00 janë paraqitur votues në 26 nga 36 qendra votimi në total.
Në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të kaluar, kjo shifër është 1,5 % më e lartë, ose rreth 300 votues më shumë.
Tendenca është që të ketë pjesëmarrje më të lartë se në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.