Video VIRALE nga parlamenti, a i prishën PROVAT e “krimit” ministrat Manja, Hasani dhe Hoxha?

18 October 2024, 14:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video VIRALE nga parlamenti, a i prishën PROVAT e “krimit”
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ai i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

PS dërgoi në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore, për përjashtimin e 2 deputetëve të PD, që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj .

Në shkresën e hartuar, drejtuar Sekretariatit të Etikës, kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Gjatë seancës së djeshme, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën, teksa u dyshua se ishin me përmbajtje lënde djegëse benzinë.

Vetë deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti tha se ishte aromatizues, kurse verifikimet vijojnë.

Në videon e mëposhtme ministri i Jashtëm Igli Hasani, ai i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë marr shishen dhe i kanë marrë erë nëse është parfum apo benzin.

Por a kanë shkelur ligjin duke prishur provat e vendngjarjes, pas prekjes me duar?


Video