VIDEO/ Si hynë flakadanët në sallë, 'dredhia' e opozitës që shmangu kontrollet e Gardës!

5 December 2023, 14:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Si hynë flakadanët në sallë, 'dredhia' e

Shtrëngimi i radhëve nga ana e Gardës së Republikës dhe kontrollet e imtësishme nuk penguan deputetët e opozitës që në seancën e së hënës të fusnin sërish flakadanë në sallë dhe të shkaktonin tym e kaos.

Por, si hynë flakadanët këtë herë?

Top News ka siguruar ekskluzivisht momentet kur deputetët Flamur Noka merr nga Albana Vokshi flakadanin, që më pas e ndez në sallë.

Deputetja demokrate e kishte fshehur atë te kutia e syzeve, ndërsa në hyrje garda i ka kontrolluar vetëm çantën.

Zjarrëvënia në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, institucinit më të lartë kushtetues të vendit u konsiderua vepër e rëndë penale nga mazhoranca.

Minsitri Balla kërkoi që autoritetet të nisnin hetimet për këtë rast teksa materialet ju referuan SPAK-ut. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”. Për këto vepra penale dënimi arrin deri në 5 vjet burg.

Muaji dhjetor rezervon shqyrtimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, aktit më të rëndësishëm financiar në axhendën e deputetëve.

Por, për të disatën herë radhazi grupi i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mbërrin me flakadanë në sallën e seancave pleanre duke bërë që ligjet të miratohen vetëm me votat e socialistëve pa patur diskutim me opozitën.

Kaosi i krijuar në seancën e 4 dhjetorit ershi në një ditë kur Berisha kishte detyrimin ligjor të paraqitej përpara oficeres së policisë gjyqësore për hetimet në kuadër të implikimit të ish kryeministrit të vendit, në aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.


Video