SPAK ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Në vendimin e plote që ka publikuar tch, thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e "Xibrakës".
“…Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal në prokurori apo në policinë gjyqsore për shtetasin Olsi Rama. zPërderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si element intelektual as edhe ai voluntiv që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale”, thuhet në vendimin e SPAK.
Sipas Prokurorit, për sa kohë që nuk ka kallëzim, nuk mund të provohet vepra penale.