Vendimi i SHBA ndaj Rakipit e Ndroqit, Bardhi: Provon se krimi ndikon në vendimmarrjen e politikës

11 April 2022, 19:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vendimi i SHBA ndaj Rakipit e Ndroqit, Bardhi: Provon se krimi ndikon në

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas vendimin të Departamentit të Thesarit amerikan, mbi sanksionet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqit.

Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi e lexon vendimin e SHBA si shprehje të qartë qartë që krimi i organizuar ka ndikim të fortë në vendimmarrjen e politikës në vend.

Bardhi shkruan se evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve është një standard që meriton respekt.

"Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja t’ju kthehet njerëzve", mbyll ai reagimin e vet.

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin, të cilëve sipas këtij vendimi u sekuestrohen të gjitha pasuritë dhe asetet që zotërojnë në SHBA, ose institucionet financiare amerikane edhe jashtë SHBA.


Video