Veliaj për sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës: Mëse i mirëpritur! Portalet e baltës së "Non-Gratës" dhe kandilët e tyre do shuhen

1 August 2023, 17:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj për sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës: Mëse i
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pasi SPAK vendosi nën sekuestro Inceneratorin e Tiranës, me argumentet se kishte zbuluar pronarët e vërtetë të kësaj vepre.

Veliaj thotë në reagimin e tij se sekuestrimi është mëse i mirëpritur, në rrugën për zbardhjen e veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik.

Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu thumbon disa media pranë "Non-Gratave", që sipas tij kanë spekuluar me këtë lajm.

Reagimi i Veliajt:

Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhëhequr nga Non Gratat s’e kanë marr vesh akoma që jemi në epokë tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dem të interesit publik.

Bashkia e Tiranës ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit të Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilët e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes.


Video