Shoferi i saj dhunoi një familje në Hamallaj/ Lindita Nikolla: Policia ta arrestojë efektivin e Gardës!

30 July 2023, 18:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoferi i saj dhunoi një familje në Hamallaj/ Lindita Nikolla: Policia
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku Martin Nikolli, me profesion gardist si dhe shoqërues i kryeparlamentares qëlloi me armën e shërbimit në ajër.

Nikolla dënon aktin e rëndë të gardistit e përshëndet policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës  së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”- shkruan Nikolla.


Video