FOTO-LAJM/ Gara mes Lulzim Bashës e Gjergji Hanit, demokrati voton: Bardhi kryetar

29 July 2023, 20:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO-LAJM/ Gara mes Lulzim Bashës e Gjergji Hanit, demokrati voton: Bardhi
Gazment Bardhi

Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ku në garë ishin ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe përballë tij Gjergj Hani, një figurë jo shumë e njohur në radhët e demokratëve.

Mirëpo një anëtar i PD-së, ka zgjedhur që të ‘votojë’ sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin, dikur krahu i djathtë i Bashës, sot rival i tij brenda PD-së.

Ky i sotmi është mandati i katërt nërsa Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i partisë për një mandat të tretë në verën 2021, përballë disa kandidatëve, Harxhi, Kadilli, Shehaj, sapo Partia Demokratike humbi sërish zgjedhjet në pranverën e atij viti.

Basha në vitin 2021 mori 32.882 vota, nga 75 mijë anëtarë që u thirrën në votime atë kohë.


Video